Privatësi e fuqishme, për ta pasur mendjen të fjetur

Bëhuni pjesë e Radhës

Ç’është një VPN?

Një rrjet virtual privat mbron lidhjen tuaj në internet, duke mbajtur më private vendndodhjen tuaj dhe ç’bëni në internet që nga pajisjet tuaja.

Shihni krejt rrugët me të cilat ju mbron Mozilla VPN.

Mozilla VPN s’mund të kihet ende në vendin tuaj

Bëhuni pjesë e Radhës

Si ju ndihmon Mozilla VPN

  • I mban të parrezik të dhënat tuaja në Wi-Fi publik

    Hyni në llogarinë tuaj të një banke, apo në atë me një mjek, që nga aeroporti, kafeja apo kudo, me mendje të fjetur.

  • U bllokon reklamave t’ju bëjnë objektiv

    Fshihuni veprimtarinë tuaj gjurmuesve dhe malware-it, që të mund të blini pa u parë nga të tjerë.

  • Merrni kontrollin, me rregullime VPN sipas sajtesh

    Përshtatni mbrojtjet tuaja me VPN sipas sajtesh, me Zgjerimin Mozilla VPN për Firefox (vetëm për Windows).

Veçori

  • Lidhni deri në 5 pajisje

  • Më shumë se 500 shërbyes në mbi 30 vende

  • Shpejtësi të mëdha rrjeti teksa luani

  • Pa regjistrim, gjurmim apo ndarje me të tjerët të dhënash rrjeti

  • Pa kufizim apo pengim gjerësie bande

  • Siguri shtesë: mbrojtje e krejt pajisjes, rrugëzim me shumë hope & etj

  • Krijuar me transparencë, me burim të hapët

  • Integrim i lehtë i Firefox-it me zgjerimin Mozilla VPN (vetëm për Windows)

Shihini krejt veçoritë

Nga një markë të cilës mund t’i besoni

Mozilla është një shoqëri internetore jofitimprurëse, që ka luftuar që prej 1998-s për një web të shëndetshëm.

Siç është parë në

  • The Washington Post

    “VPN-ja e Mozilla-s mundet edhe të integrohet në disa veçori të lezetshme mbrojtjeje privatësie të shfletuesit të saj Firefox.”

  • The Verge

    “…veçori unike, b.f., Kontejner Shumë-Llogari, mund ta bëjnë veçorinë lehtësisht të përdorshme nga përdorues me shqetësim më serioz ndaj privatësisë.”

  • Tech Radar

    “Lista e veçorive të Mozilla VPN është shtuar ndjeshëm që nga hedhja në qarkullim dhe shërbimi tani, në disa fusha, mposht mjaft VPN të specializuara.”

Mësoni më tepër, nga ekspertët tanë

Shihni më tepër burime